Tirana ndezi dritat festive, nënkryetari i bashkisë zbulon risitë: Është projektuar një qytet për të mos u fikur gjatë 24 orëve

6 Dhjetor 2023, 13:30

Mbrëmjen e djeshme Tirana ndezi driat e festave të fundvitit, ashtu siç kanë bërë edhe disa qytete të tjera të vendit tashmë. Në një lidhje skype për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, nënkryetari i bashkisë, Andi Seferi tha se është konceptuar një qytet për të mos u fikur gjatë 24 orëve.