-
79 vjet nga masakra, një segment rruge emërtohet 'Dëshmorët e 4 Shkurtit', Veliaj: I rikthejmë dinjitetin rrugëve të Tiranës
Sot mbushen 79 vjet nga masakra e “4 Shkurtit” në Tiranë. Në përkujtim e nderim të viktimave të kësaj masakre, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në zyrë kryetarë të organizatave Kombëtare të Veteranëve dhe familjarë të dëshmorëve të "4 Shkurtit", për emërtimin e segmentit të rrugës nga Banka e Shqipërisë deri te lumi i Lanës, me emrin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.
-
Veliaj shpall të hapur vitin e Tiranës si qyteti Europian i Sportit: Ky do jetë viti i investimeve të mëdha në sport për një qytet të shëndetshëm
Nga Parku Olimpik i Tiranës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shpallur të hapur mbrëmjen e sotme vitin e qytetit Europian të Sportit, titull që iu dha kryeqytetit shqiptar në Bruksel 2 muaj më parë.
-
Stadium dhe Pallat të ri Sporti, Veliaj me arkitektët: Ja si do e zhvillojmë zonën; panaire, tekno-parqe, por dhe një pol i ri i drejtësisë do vendosen te Bulevardi i Ri
Gjatë takimit me urbanistë dhe arkitektë mbi zhvillimin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj e vuri theksin edhe në dy prej projekteve më të reja, të cilat përkojnë me vitin e Qytetit Europian të Sportit: stadiumin e ri “Selman Stermasi” dhe Pallatin e ri të Sportit “Asllan Rusi”
-
Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare 'Emin Duraku', Veliaj: Do jetë ndër më të bukurat në rajon
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, vizituan kantierin e shkollës, rindërtimi i së cilës është financuar nga Bashkimi Europian dhe PNUD
-
Veliaj te Njësia 5: Ata që sot janë kundër të ardhurve dhe zhvillimit të qytetit, dje lejuan ndërtimet pa leje dhe zaptuan çdo hapësirë publike
Nga Njësia 5, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e zonës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ata që sot janë kundër të ardhurve në Tiranë, kundër zhvillimit të qytetit dhe kundër ndërtimeve, janë po ata që lejuan zaptimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje kudo.
-
700 ekipe sportive në të gjithë vendin, Veliaj të rinjve: Vitin tjetër Tirana ‘Qyteti Europian i Sportit’, na presin super aktivitete
Kryebashkiaku Erion Veliaj në përurimin e krijimit të 700 ekipeve sportive në të gjithë vendin tha se vitin tjetër të rinjtë do kenë shumë aktiviteti sportive duke qenë se Tirana ka marrë stafetën si ‘Qyteti Europian i Sportit’.
“Krenar për ju, s’kishte mënyrë më të bukur për ta mbyllur vitin si Tirana kryeqyteti europian i rinisë. Mezi pres që vitin tjetër kur Tirana është qyteti europian i sportit, të kemi vitin më të bukur për çunat e gocat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë sot çunat e gocat e Shqipërisë janë kombëtarja jonë e re. Bravo ju qoftë dhe forca përpara”, tha Veliaj.
-
Dita e fundit e Tiranës si 'Kryeqyteti Europian i Rinisë', stafeta i kaloi Lublini në Poloni! Veliaj: Për një viti ishim shtëpia e madhe e Europës
Tirana mbylli sot vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Në një ceremoni me të rinjtë në Pallatin e Kongreseve, stafeta për vitin 2023 i kaloi qytetit Lublin në Poloni. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për Tiranën po mbyllet një vit i rëndësishëm, por nis një tjetër po aq i rëndësishëm, viti i “Qytetit Europian të Sportit”.
-
Forumi 'eTransport', Veliaj: Në 2023 do për transportin interurban të juglindjes do të përdoret Terminali Lindor
Tirana e së ardhmes do të ketë një transport publik model, i cili do të disiplinojë si trafikun, ashtu edhe këtë shërbim të rëndësishëm për qytetarët, që lëvizin brenda kryeqytetit dhe nëpërmjet linjave interurbane dhe hekurudhore
-
Delegacioni gjerman që shoqëron presidentin Steinmeier në Bashkinë e Tiranës, Veliaj: Mundësi të reja bashkëpunimi, sidomos për energjinë e rinovueshme
Delegacioni që shoqëron Presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, u prit edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në bisedën me ta, Veliaj tha se veç projekteve të suksesshme që Shqipëria dhe Tirana ka me GIZ-in dhe KFW-në, po shihet mundësia për bashkëpunime në fusha të reja, me impakt në ekonomi, e sidomos ato në energjinë e rinovueshme.
-
Tirana mikpret kyetarët e bashkive dhe komunave shqiptare në rajon, Veliaj: Samiti i 6 dhjetorit do të jetë një histori suksesi
Erion Veliaj u shpreh se Unioni filloi pak vite më parë si një ide modeste dhe tashmë është kthyer në një organizatë të jashtëzakonshme që synon të heqë barrierat. “Ne nuk komplomentojmë Shqipërinë e madhe, nuk bëjmë teori konspiracioni
-
Veliaj: Sot Tirana është qyteti më i pastër në rajon, cilësia e ajrit vlerësohet me notën 8-9 dhe 10 nga sateliti i BE
Tirana është sot një qytet shumë më i pastër për shkak të politikave të gjelbra të ndërmarra nga bashkia. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare për Mundësitë Ekologjike për Sektorin Financiar në Shqipëri, tregoi përmes një shembulli të thjeshtë se cilat janë vendimet që kanë sjellë këtë rezultat.
-
Veliaj bashkëbisedim me të rinjtë e Njësisë 4: Krenar që mbi 20 mijë studentë udhëtojnë me abone falas! Kush shan Tiranën dhe Shqipërinë, jeton në vila e kulla sot
Turi i bashkëbisedimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës me të rinjtë u ndal në Njësinë 4, ku kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, foli për lehtësirat ndaj studentëve dhe mbështetjen e bashkisë
-
Veliaj në festimet për 60 vjetorin e shkollës: Rindërtimi i ‘Sami Frashërit’, emocioni më i madh që kam përjetuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në 60 vjetorin e hapjes së një prej shkollave ikonike të Tiranës, gjimnazit “Sami Frashëri”, ditë e cila përkon edhe me rindërtimin nga e para të kësaj shkolle
-
Veliaj inspekton punimet te gjimnazi 'Partizani': Mezi pres ta hapim vitin tjetër, punët tona janë për gjeneratën e ardhshme
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet te gjimnazi “Partizani”, një tjetër investim i rëndësishëm, që i shtohet buqetës prej 42 shkollave të ndërtuara në kryeqytet. Veliaj tha se çdo shkollë po bëhet më e mirë se tjetra.
-
Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, nisi mëngjesin e sotëm me 'Fun Run' për nxënësit e shkollave, nesër gara e madhe
Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, nisi mëngjesin e sotëm me garën “Fun Run”, ku protagonistë janë nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit. Gara, e cila filloi në orën 09:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ka përshkruar një segment me gjatësi prej 2 km, i cili përfundoi në sheshin “Skënderbej”.
-
Jim Belushi në Tiranë, Veliaj takon aktorin e njohur shqiptar: I lumtur që do të promovojë kryeqytetin në median amerikane
Aktori i mirënjohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Tiranë për të realizuar një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane. Lajmin e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili priti aktorin me famë ndërkombëtare dhe i dhuroi “Kullën e Sahatit”.
-
Përurohet laboratori i parë i Inteligjencës Artificiale për të rinj, Veliaj: E nisim në shkollën ‘Sami Frashëri’, do ta shtrijmë edhe në qytete të tjera
Në shkollën e sapo rindërtuar, “Sami Frashëri”, u përurua Laboratori i parë i Inteligjencës Artificiale, projekt i cili do të realizohet edhe në shkolla të tjera në kryeqytet, dhe në disa shkolla në qytete të tjera të vendit.
-
Veliaj me homologun nga Polonia: Bashkëpunim për ngjarjet kulturore dhe sportive, ftojmë qytetarët shqiptarë e të huaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Jacek Sutryk, kryetarin e Bashkisë së Wrocław, një nga qytetet më të rëndësishme në Poloni, me të cilin diskutoi për të rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, tani që Tirana mban titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, si dhe për vitin e ardhshëm, ku synon titullin “Qyteti Evropian i Sporteve”.
-
Edicioni i 14 i 'PriFest' në Prishtinë, dedikim Vjosa Berishës! Veliaj: Një histori suksesi për Tiranën dhe Prishtinën
‘PriFest’ Festivali Ndërkombëtar i Filmit, në Prishtinë ”çeli edicionin e 14-të, me moton “for her” dedikuar themelueses dhe regjisores së festivalit Vjosa Berishës e cila u nda nga jeta në qershor të këtij viti. I ftuar në çeljen e festivalit Kryebashkiaku Tiranës Veliaj e quajti kontributin e regjisores një histori suksesi.
-
Veliaj ritakon mësuesen e tij te “Sami Frashëri” i rindërtuar: Dikur rrinim 3 vetë në një bankë, sot duket si hotel me 5 yje! I vetmi shpërblim është të dilni ju mirë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi vizituan në ditën e parë të vitit të ri arsimor shkollën e re, “Sami Frashëri”, të rindërtuar pas tërmetit, në Tiranë.
-
Dita e parë e shkollës, Policia Bashkiake në vijat e bardha: Çdo tië këtu për të garantuar sigurinë e fëmijëve
Në këtë ditë të parë të shkollës, edhe Policia Bashkiake e Tiranës është vënë në krye të detyrës. Punonjës të policisë bashkiake kanë dalë terren.
“Mirëmëngjes nga çdo shkollë e Tiranës. I urojmë suksese fëmijëve, mësuesve, prindërve. I sigurojmë ata, se shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë çdo ditë, në çdo shkollë për të garantuar sigurinë e fëmijëve”, thuhet në postimin e policisë bashkiake.
-
Veliaj me administratorët e shkollave për porositë e fundit: E nisim vitin arsimor 20 shkolla, kopshte dhe çerdhe të reja! Këtë trend do mbajmë çdo vit
Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor 2022-2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet, të cilëve u dha porositë e fundit para hapjes së vitit të ri shkollor. Veliaj tha se Tirana, si asnjëherë më parë në infrastrukturën shkollore, është në një hap me rritjen e kryeqytetit, ku vetëm vitin e fundit janë hapur 20 shkolla të reja, ndërsa siguroi se ky ritëm do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.
-
Veliaj jep lajmin e mirë: Mundësi të re për bonus qiraje dhe kredi të buta për familjet e reja
Familjet dhe çiftet e reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga mundësitë e reja që Bashkia e Tiranës do të krijojë këtë vit për programin e kredisë së butë dhe për bonusin e qirasë.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se mbështetja për familjet e reja është një nga prioritetet e Bashkisë.
“Pika që reflektohet në këtë ndryshim buxheti ka të bëjë me atë që quhet bonusi i strehimit. Ne kemi marrë një sasi të re mundësish për kredi të buta edhe nga Enti i Banesave. Duam ta reflektojmë dhe të hapim një proces tjetër. Ajo që ne mund të bëjmë si një nga operatorët që jo vetëm vendos urbanizimin, por dhe që lehtëson familjet e reja në marjen e shtëpisë së parë, është që të kërkojmë sa më shumë ndihmë në mundësitë e kredive te reja dhe ky është një reflektim tjetër dhe bonusi i strehimit që ne e kemi për këtë ndryshim të buxhetit”, theksoi Veliaj.
-
Këshili Bashkiak sjell projektet për kryeqytetin, Veliaj: 300 km asfalt në të gjithë Tiranën që ta sjellim në terezi! Ja 4 pikat që do sjellin ndryshim
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paraqitur 4 pikat që do të zhvillojnë kryeqytetit. Plani me 4 pika do të bazohet te urbanizimi, fondi për Bujqësinë, bonusi i strehimit dhe projekti për çerdhe/kopshte brenda institucioneve.
-
Veliaj dhe Rita Ora zbulojnë surprizat për koncertin e nesërm: Të rinjtë tanë janë po aq të talentuar sa ata europianë
Ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga koncerti i madh falas në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Rita Ora u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe të dy së bashku ftuan qytetarët që t’i bashkohen këtij eventi që do të festojë Tiranën si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.
-
Rita Ora viziton 'Shtëpinë e Ngjyrave' në Tiranë: E nderuar që jam këtu! Veliaj: Inkurajim për të gjithë ata që u shërbejnë fëmijëve në nevojë
Rita Ora, ylli i muzikës që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e lindur në Kosovë, dhe Ambasadore e UNICEF UK, vizitoi sot “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë, që ofron të gjithë gamën e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre,
-
Rindërtimi, Veliaj inspekton lagjen e re në Zall-Herr: Në shtator Tirana me lagjen më të bukur për të prekurit nga tërmeti
Shtëpitë e rindërtuara në lagjën e re në Zall Herr janë thuajse në përfundim dhe shumë shpejt do të jenë gati të presin familjet e prekura nga tërmeti. Lagjja e re është një hapësirë e urbanizuar me të gjitha shërbimet e nevojshme për komunitetin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se e gjithë zona do të marrë një vlerë të shtuar, falë investimit që po bëhet aty
-
Veliaj takon kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari: Ecim krah për krah me Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit në BE
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, të cilit i tha se në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, dy vendet do të ecin krah njëra tjetrës. Ata diskutuan edhe rreth realizimit të aktiviteteve të ndryshme për të rinjtë, në fushën e inovacionit, artit dhe kulturës
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, Veliaj: Hapet gara për ndërtimin e Teatrit Kombëtar
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës se është hapur gara për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
-
Një rrugë në Tiranë merr emrin e legjendës së futbollit kryeqytetas “Zyber Fagu”
Njëra nga rrugët e Tiranës do të mbajë emrin e legjendës së futbollit kryeqytetas, Zyber Fagu. Kryebashkiaku Erion Veliaj priti familjarët e ish futbollistit të famshëm shqiptar, të cilëve u dhuroi në shenjë simbolike tabelën me emërtimin e rrugës. Veliaj tha se detyra jonë është ta kthejmë vëmendjen te njerëzit që kanë lënë gjurmë të paharrueshme në jetën e qytetit
-
Roma dhe Feyenoord nisma për promovimin e futbollit tek të vegjlit! Veliaj: Sporti, mënyra më e bukur për t’i bashkuar njerëzit
Në prag të finales së Conference League, ekipi i Romës dhe ai i Feyenoord, janë bërë bashkë në Tiranë, duke ndërmarrë një sërë nismash komunitare, që synojnë mbështetjen e njerëzve në nevojë dhe promovimin e sportit. Përfaqësues të dy ekipeve iu bashkuan Akademisë së Futbollit Tirana, për të shkëmbyer eksperiencën e tyre me kampionët e vegjël në fushat e Parkut të Liqenit Artificial.
-
Marrin banesat e reja 74 familje në Ndroq, Veliaj: Krenar për punën e bërë, të respektojmë të drejtën e qytetit për të ecur përpara
Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot banesat e reja dhe u shprehën se lagjia e re ofron për banorët e saj të gjitha shërbimet e nevojshme.
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘17 Shkurti’ në Qesarakë: Gati për vitin e ardhshëm shkollor, do të presë 600 nxënës
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar punimet në shkollën e re që po ndërtohet në Qesarakë. Veliaj tha se në vitin e ri shkollor ajo do të presë 600 nxënës dhe pas tërmetit të 2019, sot po ngrihet më e fortë për komunitetin. Kryebashkiaku theksoi se shkolla 9-vjeçare “17 Shkurti” do të jetë gati në kohë.
“Vitet e fundit zona është rritur jashtëzakonisht shumë. Gjithmonë ka qenë nevoja për t’u siguruar që fëmijët të mos bëjnë vara-vingo nëpër shkollat e tjera. Tërmeti, përveç se ishte një fatkeqësi, u kthye në një mundësi. Na dha mundësinë që përveç shkollës 9-vjeçare,të kemi edhe shkollën e mesme që po e bëjmë tek ish Shërbimi Informativ i Ushtrisë, ku terrenet janë edhe më të mëdha”, u shpreh ai.
-
Veliaj: Sëshpejti në Tiranë do i vëmë kazanët e plehrave nën tokë, mbërritën makineritë e specializuara
Sëshpejti Tirana do të ketë vijë me një risi në pastrimin e qytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se kanë mbërritur makineritë e specializuara për vendosjen e kazanëve nëntokë.
-
Veliaj i vendosur për Unazën e Madhe dhe rindërtimin tek “5 Maji”: Projektet e Tiranës nuk do të ndalen, opozita bllokoi 3 vite qytetin
Projekti i Unazës së Madhe do të përfundojë dhe do të sjellë ulje të trafikut dhe lehtësim të qarkullimit në Tiranë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se asnjë projekt në Tiranë nuk do të ndalet.
Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për realizimin e projekteve madhore për qytetin, ndërsa theksoi se Tirana nuk ka kohë për të humbur.
“Projekti I Unazës kalon nga sheshi “Shqiponja” në drejtim të Lumit të Tiranës, pastaj kalon Lumin në zonën e Laprakës dhe e ndjek përgjatë Paskuqanit, për t’u rikthyer tek zona e “5 Majit” - ku prapë kemi pasur konflikte të polizituara – mandej kalon në Tufinë dhe lidhet me Farkën. Shkoni pyesni sa është rritur vlera e tokës aty ku kalon gjurma e autostradës. S’ka asnjë dyshim që, sa të jetë Edi Rama kryeministër dhe kjo administratë e bashkisë në Tiranë, projektet nuk do të ndalen”, tha Veliaj.
Ai u ndal dhe tek protestat e opozitës si dhe tek lagjia “5 Maji” në kryeqytet.
“Çfarë do të bëjmë me kohën e humbur? Tre vjet i humbëm te Astiri, kemi një vit që merremi me zonën e “5 majit”. Lagja te “5 maji” do të bëhet dhe kjo nuk diskutohet fare, as nga kërcënimet e çudirat që dëgjojmë sepse nuk ka gjë në botë që e ndal progresin. Në mos ne, do të vijë një gjeneratë tjetër që do thotë: - Tirana do të rritet, kush jeni ju që bllokoni autostradat dhe rrugët? Për të gjitha këto arsye, ftesa për të gjithë qytetarët që preken është: Për sa kohë që marrin kompensimin, për sa kohë që i marrin metrat katrorë një më një, politizimi i këtyre çështjeve me parti që vënë bast ta fitojnë zemrën dhe votat e qytetit duke bllokuar projektet, janë demode. Po të kishte qenë strategji fituese do të kishin fituar ndonjëherë. Ai që urren për arsye politike forcën tonë, banon në një shtëpi që sot vlen më shumë se 7 vite më përpara”, nënvizoi Veliaj.
-
Bashkia Tiranë nis nga 1 maji shërbimet online, Veliaj: Heqim përfundimisht 40 sportele
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka njoftuar se nga data 1 Maj edhe Bashkia e Tiranës do të nisë ofrimin e shërbimeve online në njësitë administrative.