Tiranë/ 2 shkolla në anë të rrugës pa oborr, nxënësit në rrezik, fiskulturë në rrugën ku ecin makinat: Duam kushte, s’kemi një palestër

10 Tetor 2022, 22:09

Nxënësit e shkollës 9- vjeçare “Mustasfa Greblleshi” dhe gjimnazistët e “Sandër Prosi” kërcënohen çdo ditë nga lëvizja e automjeteve, pasi ndërtesat janë në anë të rrugës. Për shkak të mungesë së palestrës apo ambienteve të tjera sportive, orën e fiskulturës ata e bëjnë mes makinave.