Tiranë, autobusët urbanë tani në Google Maps, oraret e nisjes në një fazë të dytë

7 Maj, 18:47

Stacionet e autobusëve në të gjitha linjat e Transportit Publik në Tiranë tashmë mund të gjenden online në Google Maps. Për Report Tv turistët e huaj por edhe studentët që vijnë nga rrethet thonë se aplikacioni i ndihmon të orientohen për linjat e autobusëve dhe rrugët alternative që i çojnë më shpejt në destinacion.