Tiranë/ ‘Burgosi' gruan, nënën dhe fëmijët në shtëpi, 35-vjeçari shtrohet në spitalin psikiatrik! Ekspertiza: Nuk ishte i përgjegjshëm

11 Mars, 18:14

Gjykata e Tiranës vendosi të nxjerrë nga qelia dhe të shtrojë në spitalin psikiatrik, 35-vjeçarin i cili u arrestua pasi kishte burgosur brenda shtëpisë gruan, fëmijët dhe nënën e tij, të cilët i monitoronte edhe me kamera. Sipas ekspertizës, ai ka qenë i papërgjegjshëm për çka bërë, ndërsa hetuesve u ka deklaruar se e mbylli familjen për t’i ruajtur nga e keqja.