Tiranë/ Dhunohet gazetari investigativ i Report Tv, Adriatik Doçi: Më goditën për shkak të detyrës! Ky sulm s'më pengon, por më inkurajon të raportoj më tej

13 Nëntor 2022, 13:28 | Përditesimi i fundit: 2022-11-13 14:58:13

"Akt burracak që nuk më ndalin, do bëj detyrën deri në fund”, ky ka qenë mesazh i gazetarit investigativ Adriatik Doçi të Report Tv dhe Shqiptarja.com i cili sot, në mënyrë të paprecedentë është dhunuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar.