Tiranë/ Do kalonin 7 klandestinë drejt vendeve të BE për 600€, 4 në pranga, në kërkim organizatori

5 Shtator 2023, 14:09

4 persona kanë rënë në pranga nga policia e Tiranës për për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Në kuadër të operacioni 'Pararoja 3' ranë në pranga Rafael Demaj, Enriko Gjonaj, Arnold Kërçi dhe Mehmet Bregu.