Tiranë/ Drejtonte mjetin i droguar, i riu përfundon me makinë në oborrin e banesës

28 Maj, 09:33

Një drejtues automjeti u vu në pranga në kryeqytet pasi rezultoi nga testimi me aparatin AquilaScan se i jepte makinës në gjendje të droguar. Ky shtetas humbi kontrollin e mjetit, doli nga karrexhata dhe si pasojë përfundoi brenda një banese private.