Tiranë/ E reja vdes në spitalin Amerikan 2, i bënë ndërhyrje plastike edhe pse ishte me kancer!

31 Janar, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2024-01-31 17:19:49

Një 28 vjeçare humbi jetën dje pas një ndërhyrjeje plastike në spitalin privat 'Amerikan 2' në Tiranë. Irida Hasalla i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit edhe pse ajo kurohej për kancer, sëmundje e cila ndalonte çdo ndërhyrje.