Tiranë, efektivi i RENEA-s kapet me 1 kg kokainë, në pranga edhe 2 trafikantët që ishin me të

14 Maj 2021, 19:12

#reportTV #lajmeshqip #lajme

Një efektiv i forcave RENEA, është arrestuar pasi është kapur me 1 kg kokainë. Në pranga ka rënë efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar të cilët ishin trafikant droge. Pjesëtari i forcave RENEA, jo vetëm që ishte posedues i kokainës, por vepronte edhe si mburojë e 2 trafikantëve të tjerë të cilët kishin mundësi të lëviznin të lirë për trafikun e drogës, në mburojën e një efektivi policie. Sipas gazetarit Arsen Rusta, arrestimi i tij erdhi pasi SHÇBA kishte marrë informacion për veprimtarinë e paligjshme të efektivit të RENEA-s dhe prej ditësh kishte lajmëruar strukturat përkatëse dhe ishin nën mbikëqyrje të tij. Ai është arrestuar në flagrancë së bashku me 2 trafikantët e drogës, në momentin që po transportonin 1 kg kokainë. Është ende e paqartë nëse droga do të shkonte për shitje në momentin e arrestimit, apo sa kishte mbërritur nga jashtë vendit dhe po merrej në posedim prej 3 të arrestuarve. Aktualisht policia ka sekuestruar 1 kg kokainë, dhe telefonat e tyre të arrestuarve, të cilëve do iu kontrollohen edhe kontaktet dhe thirrjet e tyre të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të përfshirëve të tjerë në trafik. Gjithashtu policia është duke zhvilluar kontrolle edhe në banesat e policit të RENEA-s dhe 2 trafikantëve. Hetimet pritet të shtrihen jo vetën në Shqipëri, por dhe jashtë vendit për të mësuar se nga ka ardhur kokaina dhe se si ka mbërritur ajo deri në Tiranë, ku dhe u sekuestrua.