Afrimi i festave të fundvitit kthen edhe aktivitetet në vend, veçanërisht në kryeqytet.
Bashkia e Tiranës ka ndezur sot (2 Dhjetor) dritat Pemës së Festës në “Sheshin Skënderbej”. I pranishëm në shesh edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj.
I rrethuar nga qindra fëmijë dhe qytetarë, në një atmosferë festive, qytetari numër një i Tiranës i uroi të gjithë shqiptarët, teksa bëri thirrje që “me ndezjen e dritës së festave, secili të ndezë edhe dritën e zemrës”.