Tiranë/ Flakët djegin pallatin 10 katësh tek ish Parku i Autobusëve, banorja në lot: I gjithë mundi i jetës po më shkatërrohet para syve

14 Shtator 2023, 16:17

Dëmet në pallatin që është përfshirë nga flakët janë të mëdha.

Një banore e pallatit me lot në sy gazetares së Report Tv se i gjithë mundi i jetës po shkatërrohet përpara syve të saj

Flakët kanë rënë në ballkonin e një banese, në katin e fundit të pallatit në rrugën  "Sali Butka" rreth orës 14:20 minuta dhe vijon.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar ndërsa pallati nuk ka shkallë emergjence.

 Ndërkohë dy ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.