Tiranë, hipi te skelat e restaurimit të Muzeut Historik dhe kërcënoi se do hidhej nga lartësia, policia e bind të zbresë

12 Maj 2021, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2021-05-12 11:21:47

Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi fatmirësisht ka përfunduar pa të lënduar. Admir Jahelezi kishte hipur në skelat e vendosura për restaurimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë duke kërcënuar se do të hidhej nga lartësia.

Admir Jahelezi bërtiste dhe kërcënonte nga lartësia se do të hidhej nëse atij nuk i lidhej një kontratë pune.  Për ngjarjen është njoftuar në kohë policia e cila erdhi në vendngjarjes së bashku me shërbimet e ambulancës dhe zjarrfikëses.

Pas negociatave që policia bëri në distancë me personin, ka arritur ta bindë që të zbresë poshtë dhe të tërhiqet nga kryerja  e veprimit ekstrem.

Grupi i punës po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çuan personin të mendonte vetëvrasjes përmes aktit ekstrem të hedhjes nga lartësia e konsiderueshme.