Tiranë, i vunë tritol fasonerisë së një italiani në ‘Fresk’, në pranga dy persona! 46 vjeçari i ofroi të miturit 100 mijë lekë për vendosjen e lëndës plasëse

1 Qershor 2023, 11:42 | Përditesimi: 1 Qershor 2023, 16:11

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 25 majit në rrugën ‘Fadil Deliu’ në Tiranë ku një shpërtheu një sasi tritoli jashtë ambienteve të një fasonerie në pronësi të italianit Roberto del Gaido. Policia ka arrestuar 2 persona si autorë të ngjarjes. Në pranga ka rënë 46 vjeçari Edmond Arapi i cili sipas dyshohet se i ka ofruar një 16 vjeçari 100 mijë lekë të reja për të vendosur lëndën plasëse.

    r.k./Shqiptarja.com