Tiranë, kanos me armë 26 vjeçarin pas konfliktit për pronën, në banesë i gjejnë krehra dhe municion luftarak

4 Mars, 13:29

Policia e Tiranës parandaloi përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta mes tre personave duke vënë në pranga njërin dhe në hetim dy të tjerë.  

I arrestuar është Amer Hajdini, 21 vjeç pasi kanosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive pronësie.