Tiranë, kreu i 'Transportit' Ndërqytetës me 1 kg kokainë në makinë tenton të shtypë 3 agjentë të antidrogës! Polici e qëllon! Arrestohen dhe 2 pasagjerët

22 Mars, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2024-03-22 14:15:45

Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmani ka rënë në pranga bashkë me dy të rinjtë. Ata do shkëmbenin 1 kg kokainë në Tiranë, por ka ndërhyrë antidroga. Sulejmani ka tentuar të shtypë me makinë tre efektivët dhe në kushtet e vetëmbrojtjes një polic ka qëlluar ndaj tij. Plumbi e kapi në kofshë, por është jashtë rrezikut për jetën.