Tiranë/ Mbante pistoletë dhe jelek antiplumb në banesë, në pranga 62-vjeçari

16 Shkurt, 10:49

Xhevdet Çali, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në banesë i është gjetur armë, krehër, municion luftarak dhe jelek antiplumb.

62-vjeçari, banues në Mëzez, u arrestua në kuadër të operacionin të koduar ‘Handle’.

Gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, policia i gjeti në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb.