Tiranë/ Motra vret të motrën me thikë brenda banesës në rrugën e 'Kavajës', shkak një konflikt! Arrestohet autorja, shoqërohen të afërmit

3 Shtator 2023, 09:19 | Përditesimi i fundit: 2023-09-03 14:25:11

Një 37-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është vrarë me thikë nga motra e saj. Report Tv ka mësuar se 37-vjeçarja Amanda Pushani është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën e 'Kavajës' në Tiranë. Ajo ka pasur shenja thike në trup. Policia ka arrestuar autoren e dyshuar Marsela Pushani, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet se është bërë një konflikt mes tyre.