Tiranë/ Ngujoi për 6 vite familjen, zbardhet dëshmia e radikalistit fetar: Nuk i kam dhunuar, s’i lija të dilnin jashtë për t’i ruajtur nga e keqja

7 Nëntor 2022, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2022-11-07 16:09:22

Detaje të reja në lidhje me arrestimin e 50-vjeçarit Xherxh Laçi, i cilësuar nga policia si radikalist. Gjatë marrjes në pyetje, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij, si dhe dy djemtë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç. 50-vjeçari Laçi ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar.