Tiranë/ Pallati 10-katësh te ish-Parku Autobusëve përfshihet nga flakë të mëdha, izolohen pas 3 orësh! Shoqërohet administratori dhe mjeku që banonte në katin e fundit

14 Shtator 2023, 21:09

Një pallat 10-katësh në Tiranë në zonën e ish-parkut të Autobusëve u përfshir nga flakë të mëdha, të cilat u izoluan pas rreth 3 orësh. Pallati është ndërtuar në vitin 2021 nga ‘Mëhillaj sh.p.k.’ me pronar Tanush Mëhillaj. Shkaku i zjarrit nuk dihet, ndërsa dëmet janë të mëdha. Nuk ka viktima.