Tiranë/ Pallati prej disa orësh nën 'pushtetin' e flakëve, inxhinieri Beqaj: Po të ishin materialet e duhura të ndërtimit, zjarri do izolohej dhe vetëshuhej

14 Shtator 2023, 17:43

Inxhinieri i ndërtimit Gëzim Beqaj në një lidhje për Report TV ka deklaruar se materiali i pallatit që është djegur nuk duket të ketë qenë sipas standardeve të izolimit termik. Nëse materiali i pallatit që ka marrë flakë do të kishte qenë i vetëshueshëm, flakët sipas tij nuk do të ishin përhapur.