Tiranë/ Përfshihet nga flakët një automjet para kryeministrisë

18 Prill 2023, 13:58

Një makinë në bulevardin kryesor "Dëshmorët e Kombit" para kryeministrisë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë vënë nën kontroll flakët. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar përveç dëmtimeve të shumta materiale të mjetit tip ‘benz’.