Tiranë/ Qëlloi me dy plumba efektivin e ‘Shqiponjave’ në krye të detyrës, kapet duke hyrë në banesë autori Klered Bozhanaj, bëri rezistencë në sy të familjes! Balla: 600 policë të angazhuar

21 Shtator 2023, 20:51 | Përditesimi i fundit: 2023-09-21 20:58:23

Klered Bozhanaj i cili plagosi me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi një natë më parë është arrestuar duke hyrë në banesën e tij në Tiranë. 42-vjeçari fillimisht ka bërë rezistencë në prani të familjarëve por më pas është neutralizuar. Policia i gjeti edhe një sasi kanabisi dhe armën me të cilën dyshohet se qëlloi efektivin.