Tiranë/ Sekuestrohet 15 tonë kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara

26 Korrik, 18:57

TIRANË- 15 tonë kafe kontrabandë e ndarë në 28 paleta me kafe, është sekuestruar nga policia e Tiranës.

Në pranga ka rënë Flori Kapllani, banues në Tiranë dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, bashkëpunëtorë në transportimin dhe magazinimin e pakove të kafes. Sipas policisë sasia e kafesë u fut nga Qafë-Thanë me dokumente të falsifikuara, ndërsa kamioni nuk u zhdoganuar në Vorë por në banesën e të arrestuarit.

    No videos found.