Tiranë/ Sherr me thika mes dy grupe të rinjsh në Shkozë, vritet 18-vjeçari

31 Mars, 23:02 | Përditesimi i fundit: 2024-04-01 07:20:51

Një 18-vjeçar është vrarë pas një sherri mes 2 grupe të rinjsh në zonën e Shkozës në kryeqytet, rreth orës 21:50. Report Tv mëson se viktimë ka mbetur Aurelio Dervishi, i cili nga përplasja fizike me thika, ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë e më ka ndërruar jetë rrugës për në spital.