Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij

25 Janar, 17:15

Aksioni është kryer në zonën e “Astirit” pas informacioneve të marra në rrugë operative, kurse në pranga ka rënë i dyshuari E. B., 29 vjeç, banues në kryeqytet, i cili u kap në flagrancë. Sekuestrohen dy pako me kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, një sasi kanabisi, 3 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale