Tiranë, shpërthim tritoli në dyqanin e luleve në Tufinë! Pronari: Dyshoj prej djalit që luan bixhoz, më kanë marrë lekë, duan dhe 240 milionë

16 Nëntor, 09:41 | Përditesimi: 16 Nëntor, 09:41

Një shpërthim me tritol është regjistruar në një dyqan lulesh në Tufinë. Për Report Tv, pronari shprehet se kjo është hera e dytë që ndodh. Sipas tij shkak mund të jetë djali që luan bixhoz. Ai thotë se i kanë kërkuar 240 milionë lekë.

A.Hl/Shqiptarja.com