Tiranë/ Tregjet të “mbytura” me marka luksoze. Veshje, çanta e atlete, si mashtrohen qytetarët: Paguajmë imitimet si origjinale

4 Qershor 2025, 15:52 | Përditesimi: 4 Qershor 2025, 15:53

Veshja të markave më në zë, çanta "Louis Vuitton" për 40 euro, pantallona "Hugo Boss" me 20 euro, atlete "Easy" për vetëm 30 euro, janë vetëm disa nga produktet që mund të gjenden lehtësisht në rrugët, por dhe dyqanet e Tiranës.

Të ngjashme në pamje me markat luksoze por larg cilësisë dhe çmimit të tyre real.

Në një vëzhgim të Report TV në rrugët e kryeqytetit, dallohet qartë prania masive e produkteve me logo të njohura, por të prodhuara në mënyrë të paligjshme.

r.k./Shqiptarja.com