Tiranë, vajza 3-vjeçare thyen këmbën në kopshtin privat! MAS e mbyll: Ishte pa licencë! Prokuroria nis hetimet, incident apo dhunë?!

7 Nëntor 2023, 13:04 | Përditesimi i fundit: 2023-11-07 15:55:31

Një vajzë 3-vjeçare ndodhet në spitalin e Traumës me këmbën e thyer. Prindërit, që denoncuan rastin në media, dyshojnë se e vogla e tyre është dhunuar në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë dhe akuzojnë edukatoret se e fshehën ngjarjen duke i njoftuar shumë vonë pasi incidenti kishte ndodhur.