Tiranë/ Vodhi 300 mijë lekë të vjetra në recepsionin e hotelit ku kishte punuar, në kërkim 17-vjeçari

29 Qershor, 16:24

Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi ka vjedhur një shumë parash në një hotel në rrugën ‘Fortuzi’. I mituri, i veshur me bluzë të zezë, i cili më parë kishte qenë punojnë recepsioni në hotelin që vodhi lekët, kërcënoi punonjësin aktual duke i marrë shumën e parave.