Tiranë, vret shokun me plumb në gjoks teksa pinin në lokalin që prodhonte Bitcoin! Vetëdorëzohet 28-vjeçari: E bëra pa dashje, armën e solli vetë viktima

11 Maj 2021, 16:34

Pak para mesnate, shoqëria në kafe e disa të rinjve, u kthey në tragjedi. 27-vjeçari Mehmet Qema u qëllua me plumb pistolete në gjoks nga shoku i tij 28-vjeçari Marjus Dema. Në pamjet që Report Tv siguron pak momente para vrasjes, autori i drejton armën shokut të ulur në tavolinë, ndërsa miqtë e tjerë janë ende duke qeshur. 28-vjeçari u vetëdorëzua pas negociatave me familjarë e avokatë, ndërsa janë vetëdorëzuar edhe miqtë e tyre të shpallur në kërkim. Dëshmia: Nuk kisha qëllim ta vrisja pasi jemi miq.