Tiranë, zbulohet Exchange i kriptomonedhave, sekuestrohen 60 mijë euro e dy llogari në kripto 135 000 euro, në kërkim administratori nga Kosova

15 Korrik 2023, 13:15

Në një pikë Exchange të menaxhuar nga një kosovar, tashmë të shpallur në kërkim, klientët çonin para cash për t’i investuar në kriptomonedha, dhe i tërhiqnin sërish cash kur administratori 48-vjeçar nga Kosova, kishte rritur vlerën e tyre. Policia sekuestroi para cash mbi 60 mijë euro, dhe dy llogari të kriptomonedhave me vlerë 135 mijë euro.