Tjetër aksident në Sarandë, dy turistë italianë me motor përplasen me makinë në rrugën për te Syri i Kaltër

28 Gusht 2023, 13:15

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Sarandë, ku dy turistë italianë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me motor janë përplasur me një automjet tip “Ëolksvagen”. Fatmirësisht aksidenti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, ashtu sikurse ai i datës 24 gusht, ku dy turistë italianë humbën jetën.