Demokratët nuk do të kenë përballë vetëm dy alternativa, rreshtimin në krah të Bashës apo të Berishës. Përballja mes tyre, prodhoi një tjetër rrymë në PD, Iniciativën e Fatbardh Kadillit, i cili thotë se konflikti mes kryetarit dhe ish kryetarit të partisë ka futur selinë blu në një krizë të thellë.
“Grindja e brendshme, kriza e rëndë politike, përplasja mes dy kryetarëve po shpenzon energji, po bjerr moralin tonë politik dhe ka nxjerrë jashtë misionit të saj opozitar PD. Ne besojmë se asnjëra palë nuk jep zgjidhje të qëndrueshme. Nuk janë zgjidhja as për PD dhe as për të ndërtuar opozitë të pastër. Asnjëri nuk bashkon, nuk forcon, nuk na shton, nuk fiton. Nuk jep një fokus të qartë e të vërtetë opozitar. Një alternativë konkuruese", tha Kadilli.










