Tjetër rivlerësim i pronave, ekspertët: Vendim pozitiv, por nuk rregullon informalitetin në treg! Të ulet tatimi 15% për shitjen

15 Maj, 17:05

Fushatat e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, nuk mund ta zgjidhin informalitetin që ekziston në tregun e pronave. Kreu i shoqatës së Pasurive të Paluajtshme Reinaldo Pipiria thotë se problemi qëndron tek tatimi 15% që paguhet për çdo shitje të pronave. Sipas tij kjo barrë e lartë duhet të ulet, dhe të mos vijohet me fushata rivlerësimi.