Tjetër vatër gripi shpendësh te AIBA në Rrashbull të Durrësit, 1848 pula të ngordhura

17 Mars 2025, 11:56 | Përditesimi: 17 Mars 2025, 13:41

Ministria e Bujqësisë informoi se pas vatrës së gripit të shpendëve në fermën e Reas, një tjetër rast është konfirmuar me sëmundjen H5N1 në pularinë AIBA, në pronësi të kreut të FSHF, Armand Duka.

Shërbimi veterinar ka konstatuar te AIBA1848 shpendë të ngordhur në fermën që ndodhet në fshatin Maliq Muço në Rrashbull të Durrësit, ndërsa zona është karantinuar.

Sipas një njoftimi zyrtar të ministrisë, janë marrë mostra të cilat janë analizuar brenda ditës në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ku është konfirmuar pozitiv gripi i shpendëve.

r.k./Shqiptarja.com