Tjetër zjarrvënie nga protestuesit, i vënë flakën bankës te ‘Myslym Shyri’

17 Tetor, 19:16 | Përditesimi: 17 Tetor, 19:16

Protestuesit po shkaktojnë disa zjarrvënie njëkohësisht. Pas urës te Piramida dhe godinës së Gjykatës së Lartë, është radha e një tjetër filiali banke. Bankës, e cila ndodhet te rruga “Myslym Shyri”, i kanë thyer xhamat dhe më pas, i kanë vënë flakën.

E.H/Shqiptarja.com