Tjetërsimi i 234 mijë m2 tokë në bregdet, Apeli dënon 17 zyrtarë të Lezhës, 3 vite burg për ish-kryetarin e bashkisë!

28 Tetor 2022, 12:27

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimet për ish-zyrtarët e Lezhës që akuzohen për tjetërsim të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Ish kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish kryetari i qarkut, Gjok Ndoka dënohen nga Apeli me 3 vite burg secili.