Tjetërsuan godinën në qendër të Tiranës dhe e legalizuan si hotel, pezullohen 7 zyrtarë të Kadastrës, shpërdoruan detyrën

29 Qershor 2022, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2022-06-29 14:40:20

Shtatë zyrtarë të Kadastrës janë pezulluar nga puna pasi kanë shpërdoruar detyrën. Ata akuzohen se kanë tjetërsuar një godinë ekzistuese në qendër të Tiranës dhe më pas e legalizuan si hotel, i cili ndodhet pranë Gjykatës së Lartë. Hetimi ka nisur  vitin 2015, ndërsa ndaj zyrtarëve është vënë masa e sigurisë 'detyrim paraqitjeje'.