Tkurren fondet për energjinë, rriten investimet në pasuri të patundshme! BSH: Në tremujorin e parë investimet e huaja arritën në 229 mln euro

26 Qershor 2021, 15:49

Investimet e huaja në tremujorin e parë të 2021 u ulën me 3 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur sapo nisi pandemia COVID-19, njofton Banka e Shqipërisë. Sipas raportit në janar-mars u investuan 229 milionë euro nga 232 milionë euro vitin që shkoi. Rënia është më e thellë, me 13 milionë euro më pak,  krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2020, kur u investuan 242 milionë euro.

Sektorët që tërhoqën më shumë fonde në këtë periudhë të parë të vitit janë industria nxjerrëse me 40 milionë euro, me rënie prej 36 milionë eurosh krahasuar me 2020, ndërsa në raport me fundin e vitit që shkoi ka rritje me 14 milionë euro.