'Toka e Kromit' një atraksion turistik për t'u zbuluar! Lulzim Hupi: Si çova në vend amanetin e gjyshit! Gjetan Keta: Të rinjtë të kthejnë sytë nga turizmi!

16 Gusht 2021, 10:08

BULQIZË- Sapo përmend Bulqizën mendja të shkon tek nëntoka e saj e pasur me krom që shfrytëzohet prej 70 vitesh....Por fokusi i reportazhit tonë është mbi tokë, pasi natyra i ka falur Bulqizës bukuri të rralla natyrore, por fare pak të njohura.

Mund ta vrojtosh luginën e Vajkalit teksa nxirren pa rend vagonët e kromit, nga Shkëmbi i Kullës së Skenderbeut, ku ne ndodhemi bashkë me kampionin e botës në boks, Gjetan Keta.