Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë, bllokojnë rrugën: S’na mbajnë më nervat

26 Shkurt 2023, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2023-02-26 14:12:50

Ashtu siç kanë bërë prej më shumë se 4 muajsh, edhe këtë të diel banorët e Bërxullës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre.