Tomini: Në javën e dytë të majit ulet kurba e pandemisë

16 Prill 2020, 07:34

Emisioni Repolitix trajtoi temën e pandemisë dhe ecurinë e saj. Në pjesën e parë shefja e njësisë së inteligjencës epidemiologjike në ISHP Eugena Tomini tha se në javën e dytë të majit do të ulet kurba e pandemisë. Në pjesën e dytë ish ministri I Shëndetësisë Ilir Beqaj foli për statistikat e pandemisë duke theksuar se nga të dhënat e deritanishme në Shqipëri nuk mund të ketë më shumë se 5500 të prekur . Në pjesën e trete profesor Bamir Topi I bëri një analizë situatës globale duke theksuar se nga përvoja ndërkombëtare e përhapjes së viruseve që kryesisht origjinën e kanë nga Azia ato nisin në nëntor dhe përfundojnë në maj. Në fund të emisionit deputetja e opozites Rudina Hajdari tha se opozita ne Kuvend do të votojë kundër ndryshimeve në Kodin Penal që sanksionojnë dënime të ashpra me burg për këdo që thyhen karantinën.