Tomorr, festa e Bektashinjve mbledh në Teqenë e Kulmakut rreth 600 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota! Baba Mondi: I lutem Zotit për të gjithë!

23 Gusht, 09:31 | Përditesimi: 23 Gusht, 09:31

Një javë festë në malin e shenjtë të Tomorrit që kulmoi më 22 gusht dhe mbyllet më datë 25. Të paktën 100 forca policie në terren nga qarku i Beratit për të siguruar mbarëvajtjen. Qytetarët tregojnë mbresat e tyre. Baba Mondi shprehet se kanë ngritur edhe dy vende për pjekjen, që të mos ndiqen zjarre vend e pavend e të shkaktohet zjarrvënie: Të gjithë së bashku kundër së keqes!

I.M/Shqiptarja.com