Topalli për Report Tv, 'ftesë' Mediut: Nëse është kundër 3 liderëve, të bashkohet! Me Patozin kemi qëllime të përbashkëta! Kandidoj në 4 qarqe

20 Janar 2021, 18:23 | Përditesimi: 20 Janar 2021, 18:23

Kryetarja e "Lëvizjes për Ndryshim" Jozefina Topalli, në një intervistë për Report Tv kur është pyetur për qëndrimet e fundit të kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu, ajo i ka bërë një ftesë indirekte, duke thënë se kushdo që ka mundësi dhe është kundër 3 liderëve politikë, referuar këtu kryeministrit Edi Rama, kreut të PD Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta, sipas saj ka mundësinë të kontribuojë në zgjedhjet e 25 prillit.

"Se kam menduar, por çdo kush që është kundër të treve ka mundësi për të kontribuar kundër këtyre të treva e që kanë bërë vendin tonë me të korruptuar dhe të varfër", tha Topalli.

Pyetur nga gazetarja Danjela Maloku, nëse do të futet në zgjedhje me një listë të përbashkët me kreun e Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ajo ka thënë të 2 kanë qëllime të përbashkëta dhe se kanë diskutuar, por ende nuk kanë marrë një vendin nëse do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhje ose jo.

Teksa ka deklaruar se partia e saj është në përfundim listave të kandidatëve për deputet për zgjedhje, Topalli shtoi se do të kandidojë në 4 qarqe dhe këtë e bën për të maksimilizuar votat.

Jemi në përfundim të listave të kandidatëve, kemi patur përqendrim në zgjedhjen e emrave. Janë emra që do bëjnë diferencë. Të mos jenë të korruptuar. Besoj se sot ka nevojë për njerëz të pakorruptuar me integritet dhe që kanë kurajo për tu ngritur kundra politikanëve të korruptuar.

Kemi diskutuar me Patozin kemi qëllime të përbashkëta por ende skemi vendosur nëse do dalim në lista të përbashkëta. Unë do jem në krye të 4 qarqeve për të maksimizu qarqet., 2 të parat e i kam në kokë por po mendoj për 2 të tjerët. Ndoshta kanë avancuar në marrëveshjet e nëndheshme. Se përjashtoj mundësinë”, tha ajo.

Gjatë intervistës nuk kanë munguar akuzat ndaj qeverisë dhe liderëve të tjerë politikë duke thënë se ata nuk kanë asnjë program.

 

b.ha./Shqiptarja.com