Topi si Rama: S'ka pasur ndërhyrje turke për marrëveshjen e detit me Greqinë

18 Qershor 2020, 22:48

Deklaratat e një ish-admirali turk se Ankaraja zyrtare ndikoi në anulimin e marrëveshjes së detit të 2009 mes Tiranës dhe Athinës , janë hedhur poshtë edhe nga Bamir Topi, që ishte president në atë kohë. I ftuar në "Repolitix" Topi tha se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të Turqinë në këtë marrëveshje duke konfirmuar atë që dhe kryeministri Edi Rama tha më herët gjatë ditës së sotme. Bamir Topi tha se kur flitet për marrëveshje të tilla të ndjeshme duhet që negociatorët të jenë njerëz të besueshëm që kalojnë në filtra të institucioneve të larta dhe jo filtra politikë.

    No videos found.