TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha do të merret në pyetje ditën e enjte lidhur me çështjen e ‘Toyota Yaris’. Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se për këtë hetim kanë mbërritur në Shqipëri katër prokurorë belgë të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.
Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Kryedemokrati Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’.
Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve. Pyetja e parë është: Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Si dhe: Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?
Hetimet për "ToyotaYaris" ku u sollën nga Belgjika 3.4 mln euro po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dy dhe janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris.