Katër prokurorë belgë 'zbarkojnë' në Shqipëri për 'Toyota Yaris', PD: Basha gati të bashkëpunojë ditën e enjte

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha do të merret në pyetje ditën e enjte lidhur me çështjen e ‘Toyota Yaris’. Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se për këtë hetim kanë mbërritur në Shqipëri katër prokurorë belgë të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.

Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Kryedemokrati Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’, ndërkohë, sipas PD-së, Basha ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë

Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve. Pyetja e parë është: Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Si dhe: Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?

Hetimet për "ToyotaYaris" ku u sollën nga Belgjika 3.4 mln euro po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dy dhe janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris. 

Letërporosia e Prokurës Belge

Katër të arrestuarit në Shqipëri  janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Gjyqtari Luan Hasnezirin i cili pranoi kërkesën e Prokurorisë për të marrë në pyetje kryetarin e PD-së Lulzim Basha, për llogari të gjykatës belge për dosjen "Toyota Yaris", u shkarkua më pas nga vettingu

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 24/07/2019 09:25

    Kushdo qe kerkon bashkpunim kunder shtetit dhe popullit shqiptar,Basha eshte njeri nder me te licensuarit per kete, qe kur erdhi ne Kosove me rgiten e Salohut, kreu leksione ne UNMIK per fhshje informatash kunder dhunes se ushtrise e policies serbe mbi sh qiptaret,pergatiti shipg jet ne dosjet e eprorve te UCK per Hagen dhe tash me ndihmen e Dik Martit plotesoi edhe per Gjykateb Speciale,Andaj kush vjen ne Sh qiperi per keto mqellime deren e ka te hapur te Basha dhe klani partiak I I tije.

    Përgjigju
  • nisa11: 23/07/2019 16:44

    Filmi i shkëlqyeshëm, por është një kopje e keqe! Më në fund e pashë HD streaming të këtij filmi. Mendova se disa prej jush do të donin ta shihnin gjithashtu. Lirimi Filma 2018-2019 Full Movie Pa pagesë Online Ky është vendi ku unë isha duke e shikuar atë >> STARMOVIE32.XYZ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit