Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, banorët marshim-protestë!

18 Nëntor 2022, 11:32 | Përditesimi i fundit: 2022-11-18 15:45:58

DIVJAKË- Disa banorë të Divjakës më mbështetjen edhe të përfaqësuesve të Rithemelimit të PD-së, po protestojnë sërish sot kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë. Sot banorët do të zhvillojnë në marshim-protestë në drejtim të parkut ku dhe është vendosur trau.