Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, 5 në pranga, mes tyre edhe 1 vajzë! 4 automatikë e 5 pushkë të fshehura në valixhe në bagazhin e makinës

26 Mars, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2024-03-26 15:29:01

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Repishti", në zbatim të masave të caktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", për goditjet e rasteve të armëmbajtjet pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme.